Terms and Conditions

Terms and Conditions

Kushtet e përgjithshme të EasyControl të Bosch

Përditësimi i fundit: (01.08.2017)

Neni 1 - Përkufizimet

Bosch Thermotechnik GmbH (“Bosch”) ofron: softuerë që mund të shkarkohen në smartfonin, tabletin ose orën smart të Klientit (“Aplikacioni i EasyControl”), një portal uebi me informacion të detajuar rreth produkteve të EasyControl duke përfshirë manualët udhëzues dhe videot (“Uebsajti i EasyControl”), shërbimet e aksesueshme përmes Aplikacionit të EasyControl dhe Uebsajtit të EasyControl (“Shërbimet e EasyControl”), për përdorim me termostatin smart të furnizuar nga Bosch (“EasyControl”), në versionin aktual që përbëhet nga hardueri (“Product”) dhe firmueri i instaluar paraprakisht (“Firmueri i EasyControl”).

EasyControl është termostat smart me funksione të ndryshme përmes të cilave Klienti mund të kontrollojë sistemin e ngrohjes, ajrosjes dhe kondicionimit të ajrit (“Sistemi HVAC”) dhe të shikojë dhe menaxhojë nivelet e konsumit të energjisë.

Termi “Klient” në këto Kushte i referohet çdo personi ose enti që akseson ose përdor EasyControl dhe Aplikacionin përkatës të EasyControl, Uebsajtin e EasyControl dhe Shërbimet e EasyControl.

Termi “Aksesorë” në këto Kushte u referohet produkteve që mund të lidhen dhe operohen së bashku me EasyControl. Aksesorët do të përbëhen nga produktet e ofruara nga Bosch.

Termi “Produkte të treta” në këto Kushte u referohet produkteve apo shërbimeve që ofrohen nga një palë e tretë që mund të lidhen dhe operohen së bashku me EasyControl. Produktet e treta nuk sigurohen nga Bosch.

Termi “Kredencialet e EasyControl” në këto kushte u referohet kredencialeve të nevojshme për të lidhur Shërbimet e EasyControl ose Produktet e treta me EasyControl.

Neni 2 – Aplikueshmëria

Duke aksesuar ose përdorur Aplikacionin e EasyControl, Uebsajtin e EasyControl dhe/ose Shërbimet e EasyControl, Klienti bie dakord t’u nënshtrohet Kushteve. Nëse Klienti nuk bie dakord me Kushtet, atëherë nuk do të jetë në gjendje të përdorë EasyControl në kombinim me Aksesorët, Aplikacionin e EasyControl, Uebsajtin e EasyControl, Shërbimet e EasyControl dhe Produktet e palëve të treta.

Blerja e EasyControl u nënshtrohet kushteve të garancisë së Bosch (të disponueshme në Uebsajtin e EasyControl, www.bosch-easycontrol.com ) dhe mund t’u nënshtrohen kushteve specifike të përgjithshme të shitjes.

Për Aksesorët dhe Produktet e treta, mund të aplikohen kushte të përgjithshme shtesë që përmbajnë dispozita specifike në lidhje me këta Aksesorë dhe Produkte të treta përkatëse.

Çdo pavlefshmëri e një ose më shumë dispozitave të Kushteve nuk ndikon në vlefshmërinë e dispozitave të mbetura.

Neni 3 – E drejta për përdorim dhe akses

Bosch i jep Klientit një të drejtë joekskluzive dhe të patransferueshme për të aksesuar dhe përdorur EasyControl dhe Akesorët përkatës, Aplikacionin e EasyControl, Uebsajtin e EasyControl dhe Shërbimet e EasyControl (pa të drejtë për nënlicencim). Pronësia e Aplikacionit, Uebsajtit dhe Shërbimeve të EasyControl i përket Bosch në çdo kohë. Çdo përdorim tjetër i Aplikacionit të EasyControl, Uebsajtit të EasyControl dhe Shërbimeve përtej qëllimit për të cilin janë vënë në dispozicion (duke përfshirë grumbullimin e të dhënave ose ndërveprime të tjera me të dhënat, furnizimi i shërbimeve për palët e treta) është i ndaluar, përveçse kur deklarohet shprehimisht nga Bosch.

Klienti nuk do të mbështesë ose ndihmojë për zbërthimin për qëllime dublikimi, shkompilimin, modifikimin ose derivimin e produkteve ose funksioneve derivate nga EasyControl dhe Aksesorët përkatës, Aplikacioni i EasyControl, Uebsajti i EasyControl dhe Shërbimet e EasyControl.

Klienti do të sigurojë konfigurimin e harduerit dhe të mjedisit (sistemin operativ, sistemet e pajtueshme dhe pajisjet smart, aksesin në internet dhe disponueshmërinë e tij përmes një lidhjeje të qëndrueshme dhe të përhershme Wi-Fi etj.) për përdorimin e EasyControl dhe të Aksesorëve përkatës, Aplikacionit të EasyControl, Uebsajtit të EasyControl dhe Shërbimeve të EasyControl siç specifikohen nga Bosch dhe sipas informacionit të disponueshëm në Uebsajtin e EasyControl dhe manualin e EasyControl.

Pa paragjykuar dispozitat e privatësisë, dhe deri në shkallën që të dhënat e Klientit nuk zotërohen nga Bosch, çdo Klient i jep Bosch, automatikisht dhe pa formë tjetër, një të drejtë përdorimi të pakufizuar, joekskluzive, falas, mbarëbotërore, të transferueshme dhe pa rentë pasurie, në të gjitha të dhënat ose elementet e tjera të krijuara ose të përdorura nga EasyControl, Aksesorët, Aplikacionet e EasyControl, Uebsajti i EasyControl dhe Shërbimet e EasyControl, për t’u përdorur për çdo qëllim.

Disponueshmëria e EasyControl për shitje, mbështetje dhe aksesim e Aksesorëve, Aplikacionit, Uebsajtit të EasyControl dhe Shërbimeve të EasyControl është e kufizuar me vendet e listuara në Uebsajtin e EasyControl (“Vendet”). Klienti pranon se jashtë vendeve aksesi dhe përdorimi i EasyControl dhe i Aksesorëve, Aplikacionit të EasyControl, Uebsajtit të EasyControl dhe Shërbimeve të EasyControl mund të jetë i padisponueshëm, i ndaluar ose i kufizuar. Klienti do të jetë përgjegjës për pajtueshmërinë me ligjet përkatëse në vendin ku EasyControl dhe Aksesorët, Aplikacioni i EasyControl, Uebsajti i EasyControl dhe Shërbimet e EasyControl aksesohen ose përdoren.

Bosch nuk do të ketë përgjegjësi për asnjë dëm apo humbje që shkaktohet nga aksesimi ose përdorimi i EasyControl dhe i Aksesorëve të tij, Aplikacionit të EasyControl, Uebsajtit të EasyControl dhe Shërbimeve të EasyControl jashtë një prej Vendeve.

Klienti do të dëmshpërblejë Bosch ndaj çdo pasoje të shkeljeve nga Klienti të këtyre Kushteve.

Neni 4 – Kërkesat e sistemit

Klienti do të jetë përgjegjës për t’u siguruar që të gjitha kërkesat e sistemit të specifikuara në manualin e EasyControl dhe në Aksesorët e tij, në Aplikacionin e EasyControl, në Uebsajtin e EasyControl dhe në Shërbimet e EasyControl të jenë të disponueshme dhe të konfiguruara saktë. Mes të tjerash, në vendndodhjen e këtij instalimi duhet të disponohet një lidhje interneti me brez të gjerë me fuqi interneti të mjaftueshme dhe një rrjet Wi-Fi funksional dhe komunikues për EasyControl.

Klienti duhet të vërtetojë se disponohet një pajisje celulare dhe se ajo është e pajtueshme me kërkesat e sistemit për aksesimin dhe përdorimin e duhur të Aksesorëve të EasyControl, Aplikacionin e EasyControl, Uebsajtin dhe EasyControl. Shërbimet. Disa Shërbime të EasyControl mund të kërkojnë gjithashtu akses në funksionet shtesë të pajisjes celulare (p.sh. vendndodhjen GPS për lokalizimin gjeografik të Shërbimeve të EasyControl etj.). Këto kërkesa përshkruhen dhe disponohen në Uebsajtin e EasyControl.

Neni 5 – Monitorimi i energjisë

Të dhënat e grumbulluara nga EasyControl dhe Aplikacioni i EasyControl rreth lëndës djegëse (gaz, naftë …) dhe/ose konsumit të energjisë elektrike të pajisjes është vetëm për qëllime informuese dhe nuk garantohet nga Bosch në ndonjë mënyrë. Konsumet aktuale të gazit dhe energjisë elektrike mund të variojnë sipas Klientit dhe mjedisit. Nga devijimet e mundshme (mbi ose nën vlera) nuk mund të përfitohen të drejta.

Klienti nuk duhet të përdorë të dhënat e konsumit që disponohen në EasyControl dhe Aksesorët e tij, Aplikacionin e EasyControl, Uebsajtin e EasyControl dhe Shërbimet e EasyControl për të vënë në dyshim faturat e energjisë nga enti operator i energjisë ose administratori i rrjetit ose si masë alternative për matjet e sahatit të energjisë.

Kursimet e mundshme të energjisë që rrjedhin nga përdorimi i EasyControl ose i Aksesorëve të tij, Aplikacionit të EasyControl, Uebsajtit të EasyControl dhe Shërbimeve të EasyControl varen nga faktorë mjedisorë për të cilët Bosch mund të mos jetë përgjegjës. Klienti bie dakord që të mos kërkojë asnjë lloj kompensimi nga Bosch në rast se nuk arrihen kursimet e pritshme.

Neni 6 – Përgjegjësia për aksesin

Klienti është përgjegjës për t’u siguruar se vetëm Klienti dhe/ose personat që Klienti ka autorizuar do të kenë akses dhe/ose do të përdorin EasyControl dhe Aksesorët përkatës, Aplikacionin e EasyControl dhe Shërbimet e EasyControl. Klienti duhet t’i mbajë të fshehta Kredencialet e EasyControl në çdo kohë. Nëse ka ndonjë shqetësim se palë të treta të paautorizuara kanë njohur ose do të njohin Kredencialet e EasyControl, ose nëse Klienti është në dijeni të ndonjë aksesimi ose përdorimi tjetër të paligjshëm, të papërshtatshëm, jokontraktual ose tjetër të paautorizuar të EasyControl dhe Aksesorëve përkatës, Aplikacionit të EasyControl, Uebsajtit të EasyControl ose Shërbimeve të EasyControl, Bosch duhet të njoftohet menjëherë. Lista e kontakteve të Bosch është e disponueshme në Uebsajtin e EasyControl.

Klienti mban përgjegjësi të plotë për çdo përdorim dhe/ose aktivitet tjetër në EasyControl dhe Aksesorët përkatës, Aplikacionin e EasyControl, Uebsajtin e EasyControl ose Shërbimet e EasyControl që kryhet duke përdorur Kredenciale e EasyControl.

Klienti është përgjegjës për çdo humbje të shkaktuar nga përdorimi i paautorizuar nga palë të treta, përveçse kur faji nuk është i Klientit.

Neni 7 – Produktet e treta

Bosch mund t’i japë Klientit mundësinë të lidhë EasyControl me një ose më shumë Produkte të treta që Bosch nuk i zotëron apo kontrollon. Përdorimi nga Klienti i Produkteve të treta drejtohet nga kushtet e shërbimit ose politikat e privatësisë të asaj pale. Bosch inkurajon Klientin të lexojë kushtet e përgjithshme dhe politikën e privatësisë që disponohen për përdorimin e Produkteve të treta përpara se t’i lidhë ato me EasyControl.

Gjithashtu, përpara lidhjes së EasyControl me një ose më shumë Produkte të treta, Klienti pranon të regjistrohet për një llogari përdoruesi (“Llogaria e Bosch”) qoftë te Aplikacioni i EasyControl ose Uebsajti i EasyControl dhe të japë informacionet e nevojshme të plota dhe të sakta siç kërkohen gjatë procesit të regjistrimit. Nëse këto informacione ndryshojnë gjatë zhvillimit të marrëdhënies së përdorimit, Klienti duhet t’i ndryshojë të dhënat menjëherë. Llogaria e Bosch menaxhohet dhe mirëmbahet nga Bosch.

Klienti mund të vendosë të lidhë EasyControl me një ose më shumë Produkte të treta dhe mund ta revokojë këtë lidhje në çdo kohë. Duke revokuar aksesin, nuk do të jetë e mundur të përdoret Produkti i tretë së bashku me EasyControl, Aplikacionin e EasyControl dhe Shërbimet e EasyControl.

Klienti bie dakord të ndajë të dhënat e nevojshme për të siguruar lidhjen e EasyControl me Produktet e treta. Këto të dhëna mund të përfshijnë informacionin personal të Klientit dhe Kredencialet e EasyControl.

Pasi është ndarë me palën e tretë informacioni i lartpërmendur, ai do të mbulohet nga politika e privatësisë e palës së tretë dhe nuk është më subjekt i deklaratës së privatësisë së Bosch.

Klienti bie dakord se Bosch nuk jep asnjë garanci apo mbrojtje në lidhje me përdorimin e Produkteve të treta në kombinim me EasyControl dhe Aksesorët përkatës, Aplikacionin e EasyControl, Uebsajtin e EasyControl dhe Shërbimet e EasyControl. Përdorimi i Produkteve të treta bëhet nga Klienti duke marrë përsipër vetë përgjegjësinë dhe rrezikun dhe Klienti u nënshtrohet kushteve që përdoren nga palët e treta në fjalë. Bosch nuk është përgjegjës për përdorimin e Produkteve të treta nga Klienti dhe përjashtohet çdo përgjegjësi për dëme që lindin nga përdorimi i Produkteve të treta.

Klienti do të kontaktojë direkt me furnitorin e Produktit të tretë, përveçse kur Bosch ofron mbështetje për produktin specifik, në lidhje me pyetjet rreth tij apo nëse ka ndonjë problem me funksionimin e Produkteve të treta.

Neni 8 – Përditësimet

Bosch mund të kryejë përditësime të softuerit (“Përditësimet”) të Firmuerit të EasyControl dhe Aplikacionit të EasyControl, Uebsajtit të EasyControl dhe Shërbimeve të EasyControl për të kryer përmirësime produkti dhe shërbimi (rregullime të defekteve në kod, rregullime të përdorimit, stabilitetit dhe performancës, aktualizime të funksioneve etj.).

Klienti bie dakord se Bosch mund t’i instalojë automatikisht Përditësimet pa dhënë njoftim paraprak dhe pa marrë leje paraprakisht nga Klienti.

Në rast se Përditësimet nuk janë të mundura, atëherë Bosch nuk mund të sigurojë përdorimin e duhur ose funksionimin e plotë të EasyControl dhe të Aplikacionit të EasyControl App, Uebsajtit të EasyControl dhe Shërbimeve të EasyControl.

Neni 9 – Ndryshimet e kushteve

Bosch mund të ndryshojë dhe/ose plotësojë këto Kushte në çdo kohë dhe mund të deklarojë versionin e ri të aplikueshëm për Klientin përmes njoftimit të ndryshimit në Aplikacionin e EasyControl.

Në rast se Klienti pranon ndryshimet e Kushteve, ndryshimet do të konsiderohen si të pranuara në mënyrë efektive.

Në rast kundërshtimi, Bosch rezervon të drejtën të përfundojë marrëdhënien e të drejtave të përdorimit. Njoftimi i ndryshimit përmban një referencë për të drejtën e Klientit për të kundërshtuar dhe pasojat e saj.

Njoftimi i ndryshimit do të publikohet në Aplikacionin e EasyControl dhe Kushtet e ndryshuara do të publikohen në Aplikacionin dhe Uebsajtin e EasyControl.

Neni 10 – Përfundimi

Kushtet do të mbeten në fuqi gjatë kohës që Klienti akseson ose përdor EasyControl dhe Aksesorët përkatës, Aplikacionin e EasyControl, Uebsajtin e EasyControl dhe Shërbimet e EasyControl ose derisa shërbimet të përfundohen ose pezullohen nga Bosch.

Bosch mund të përfundojë ose pezullojë të drejtat e aksesit ose të përdorimit të Klientit në rast se Klienti ka shkelur Kushtet.

Pas përfundimit, Klienti do të ndalojë aksesimin ose përdorimin e Aksesorëve, Aplikacionit të EasyControl, Uebsajtit të EasyControl dhe Shërbimeve të EasyControl.

Aksesimi dhe përdorimi i Aplikacionit të EasyControl, Uebsajtit të EasyControl dhe Shërbimeve të EasyControl mund të përfundohet nga Bosch në çdo moment, pas një periudhe të arsyeshme njoftimi.

Neni 11 – Përgjegjësia dhe kufizimi i të drejtës për përdorim dhe akses

Operimi i EasyControl dhe i Aksesorëve të tij, Aplikacionit të EasyControl, Uebsajtit të EasyControl dhe Shërbimeve të EasyControl varet nga një numër faktorësh mjedisorë (p.sh. produktet ose shërbimet e palëve të treta, aksesi në internet, funksionimi i duhur i rrjetit Wi-Fi ose i sistemeve dhe rrjeteve të tjera të komunikimit) përtej përgjegjësisë së Bosch dhe për këtë arsye përdorimi i tij nuk synohet për aplikime kritike për kohën reale. Prandaj, EasyControl dhe Aksesorët e tij, Aplikacioni i EasyControl, Uebsajti i EasyControl dhe Shërbimet e EasyControl jepen pa garanci për natyrën e përhershme apo cilësore të funksionimit të tyre.

Bosch nuk do të jetë përgjegjës në lidhje me dëmet apo humbjet (p.sh. në të dhëna) të shkaktuara nga avaritë dhe/ose vonesa dhe/ose mungesa e aksesit në ose nga EasyControl dhe Aksesorët e tij, Aplikacionet e EasyControl, Uebsajti i EasyControl dhe Shërbimet e EasyControl.

Aksesi në EasyControl dhe Aksesorët e tij, Aplikacionet e EasyControl, Uebsajtin e EasyControl dhe Shërbimet e EasyControl mund të kufizohet dhe vonohet përkohësisht për shkak të nevojës për të kryer mirëmbajtje, riparime apo aktualizime sigurie, mes arsyeve të tjera. Klienti nuk do të jetë përgjegjës për asnjë dëmshpërblim në këto situata. Bosch nuk ofron garanci të qartë për kohën produktive.

Në asnjë arsye, Bosch nuk do të jetë përgjegjës për dëme të biznesit, rrjedhimore dhe/ose të tërthorta, duke përfshirë por pa u kufizuar me fitimet dhe humbjet e të ardhurave, humbjen e fitimeve dhe dëmtime të patrupëzuara, nga Klienti. Bosch nuk do të jetë përgjegjës për ndonjë dëm që mund t’i atribuohet ndonjë veprimi apo mosveprimi nga Klienti ose një palë e tretë e përfshirë nga Klienti.

Pa paragjykuar sa më lart, përgjegjësia e Bosch në të gjitha rastet është e kufizuar me çmimin fillestar të blerjes së produkteve - ose nëse kjo është më e ulët - me shumën e mbuluar nga sigurimi i përgjegjësisë së Bosch dhe i paguar në rastin e caktuar.

Pretendimet sipas ligjeve të përgjegjësisë për produktet mbeten të pandikuara.

Gjithashtu, Bosch nuk do të jetë përgjegjës për dëmet e pësuara nga Klienti nëse ky dëmtim është rezultat i sa më poshtë:

  • Klienti nuk përdor EasyControl dhe Aksesorët përkatës, Aplikacionin e EasyControl, Uebsajtin e EasyControl dhe Shërbimeve të EasyControl në lidhje me natyrën dhe qëllimin e synuar;
  • Klienti nuk respekton udhëzuesin e instalimit të shpejtë dhe udhëzimet e përdorimit që jepen dhe udhëzime të tjera që disponohen në Aplikacionin e EasyControl dhe Uebsajtin e EasyControl;
  • Klienti ose ndonjë palë e tretë ndryshe nga Bosch ose palë të treta të përfshira nga Bosch kryejnë ndryshime, riparime, zhvendosje dhe/ose kontrolle të EasyControl dhe të Aksesorëve;
  • Klienti shkakton dëme në lidhje me humbjen, dëmtimin ose papërdorshmërinë e të dhënave të ruajtura ose të transmetuara në mënyrë dixhitale ose elektromagnetike;
  • Klienti shkakton dëme, në kuptimin më të gjerë, kur instalon ose përdor EasyControl dhe Aksesorët, përveçse kur ky dëm shkaktohet nga neglizhenca e rëndë apo me qëllim nga Bosch ose një palë e tretë e lidhur me Bosch.
  • Klienti ose çdo palë tjetër që shkakton dëme për shkak të krijimit të qarkut të shkurtër, dëmtimit nga uji, goditjes së rrufesë, dëmtimit nga zjarri/tymi, avaritë e energjisë elektrike, interferencën në lidhjet e telekomunikacionit dhe shkaqe të tjera për të cilat nuk mund të fajësohet Bosch ose që nuk rrezikohen nga Bosch.

Neni 12 – Prona intelektuale

Çdo e drejtë e pronës intelektuale (duke përfshirë të drejtat e autorit, të drejtat e softuerit, të drejtat e databazës, patentat, ekspertizën, algoritmet përkatëse, markat tregtare, logot, emrat tregtarë dhe identifikuesit e tjerë komercialë, dhe të drejta të tjera të ngjashme, duke përfshirë regjistrimet, kërkesat, rinovimet për të gjithë botën) në EasyControl dhe Aksesorët e tij, Aplikacionin e EasyControl, Uebsajtin e EasyControl dhe Shërbimet e EasyControl, i përket Bosch. Kjo aplikohet gjithashtu për çdo ndryshim apo produkte derivative të EasyControl.

Komponentë të caktuar të Aplikacioneve të EasyControl përfshijnë softuerë “open source”, që mund të jenë pronë e palëve të treta (“Softuerët Open Source”). Përdorimi i Softuerëve Open Source drejtohet nga kushtet sipas të cilave është vënë në dispozicion Softueri Open Source. Kushtet nuk aplikohen për përdorimin e Softuerit Open Source.

Neni 13 – Privatësia

Deklarata e privatësisë së Bosch do të jetë në dispozicion për këshillim në Aplikacionin dhe Uebsajtin e EasyControl dhe aplikohet gjithashtu edhe për këto Kushte. Deklarata e privatësisë shpjegon se si Bosch i trajton Të dhënat e Klientit në EasyControl dhe Aksesorët përkatës, Aplikacionin e EasyControl, Uebsajtin e EasyControl dhe Shërbimet e EasyControl.

Klienti bie dakord me deklaratën e privatësisë të Bosch i trajton duke aksesuar ose përdorur EasyControl dhe Aksesorët përkatës, Aplikacionin e EasyControl, Uebsajtin e EasyControl dhe Shërbimet e EasyControl.

Në rast kontradiktash, do të mbizotërojnë Kushtet mbi deklaratën e privatësisë së Bosch.

Neni 14 – Ankesat dhe shërbimi

Për pyetje ose shqetësime në lidhje me Kushtet, EasyControl, Aksesorët, Aplikacionin e EasyControl, Uebsajtin e EasyControl dhe Shërbimet e EasyControl, informacioni i kontaktit disponohet në Aplikacionin dhe Uebsajtin e EasyControl.

Nëse klienti është konsumator, ai/ajo ka të drejtën të depozitojë një pretendim në platformën e Shërbimit të zgjidhjes së mosmarrëveshjeve në linjë të Komisionit Evropian përmes http://ec.europa.eu/consumers/odr/ . Megjithatë, Bosch nuk do të marrë pjesë në trajtimin e ankesës të këtij pretendimi përmes një organi për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve.

Klienti duhet të ketë parasysh se Bosch mund të ofrojmë mbështetje vetëm në lidhje me pyetjet, keqfunksionimet dhe/ose problemet që lidhen me aksesimin dhe përdorimin e EasyControl dhe të Aksesorëve përkatës, Aplikacionit të EasyControl, Uebsajtit të EasyControl dhe Shërbimeve të EasyControl. Përjashtohen të gjitha produktet e tjera që nuk ofrohen nga Bosch siç është pajisja e ngrohjes (për sa kohë që nuk ofrohet nga Bosch), Produktet e treta ose shërbimet që ofrohen nga një palë e tretë. (p.sh. një shërbim të dhënash që jepet nga një ofrues i shërbimit të internetit).

Shërbimi i mbështetjes mund të rezultojë në kosto shtesë për Klientin. Informacion rreth kostove shtesë mund të gjendet në Uebsajtin e EasyControl.

Neni 15 – Zgjedhja e të drejtës dhe e gjykatës

Sipas këtyre Kushteve dhe të gjitha angazhimet mes Bosch dhe Klientit, aplikohet ligji holandez, me përjashtim të Kodit Civil Ndërkombëtar Holandez, përveçse kur përcaktohet ndryshe nga ligji i detyrueshëm vendas. Përjashtohet shprehimisht aplikimi i Konventës së Kombeve të Bashkuara mbi Kontratat për Shitjen Ndërkombëtare të Mallrave (CISG Vjenë, 11 prill 1980).

Nëse Klienti është kompani, të gjitha mosmarrëveshjet që lidhen ose lindin nga ose në lidhje me Kushtet ose përdorimin e Aplikacionit të EasyControl, Uebsajtit të EasyControl dhe/ose Shërbimeve të EasyControl do t’i nënshtrohet vetëm gjykatës kompetente në Gjermani. Megjithatë, Bosch rezervon gjithashtu të drejtën të sjellë mosmarrëveshje në gjykatën që ka juridiksion në vendbanimin e Klientit.